Premtime në fushatën parazgjedhore.
“Premtojmë që do të riorientojmë një ndërtesë të kazermë, që të mund të përdoret nga njësiti i zjarrfikësve”, theksoi Valentin Gruevski, kryetar i Këshillit në Komunën e Manastirit.
20 muaj më vonë, Kryetarja e kësaj komune thotë se nuk ka pasur një premtim të tillë.
“Jo, nuk kam thënë se njësiti i zjarrfikësve do të transferohet atje, absolutisht bëhet fjalë për objekt tjetër i cili duhet të jetë i realizuar në të ardhmen, vetëm në atë mënyrë mund t’i përgjigjet në mënyrë reale nevojave territoriale të komunës së Manastirit”, tha Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.
Ndërtesa e re është premtuar edhe në fushatën zgjedhore të Petrovskës.
Njësia e zjarrfikësve të Manastirit është më e vjetra në Ballkan. E formuar para pothuajse dy shekujve, pas shumë zjarreve në Manastir. Para ndërtesës së zjarrfikësve shkruan: Zjarri është shërbëtor i mirë – por perandor i keq, ndërsa që me të vërtetë është kështu, është dëshmuar shumë herë deri më tani.
Por këta pamje nuk janë prej para dy shekujve, por janë të ditës së sotme. Si dëshmitarë memec përshkruajnë gjendjen në të cilën gjendet objekti i njësisë së zjarrfikësve të Manastirit.
Pas 15 vjetëve, ky është donacioni i parë. Zjarrfikësit sot fituan pajisje mbrojtëse që i përmirësojnë kushtet e punës. Thonë se deri më tani kanë qenë nën rrezik dhe zjarr të hapur.
“Zjarret në vendet urbane janë më të rrezikshëm dhe këto pajisje që na i sollën, na nevojitej dhe janë të patjetërsueshme. Përballemi me zjarre në hapësira të hapura”, u shpreh Goran Dimovski, zv.Komandant i Zjarrëfiksve Manastir.
Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit të Pellagonisë thonë se janë siguruar pajisje edhe për njësitë tjera të këtij rajoni.
“Një automjet zjarrfikës për Komunën e Prilepit, 16 aparate për ajër të komprimuar, 55 kostume për zjarr në hapësirë të hapur dhe 10 kostume për intervenim”, deklaroi Gogo Vidimçe, nga Qendra për Zhvillim të Rajonit të Pellagonisë.
Ky donacioni prej 4 milion denarëve është përmes mjeteve që i përkasin komunës nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal, me çka kryetarja e komunës, Petrovska, ka vendosur se më së shumti nevojitet që të investohet në mjete për zjarrfikës.
Në njësitin e zjarrfikësve të Manastirit mungojnë pothuajse 50% e numrit të zjarrfikësve të nevojshëm, ndërsa automjetet kanë vjetërsi mesatare prej 30 vjetëve. Nga kjo komunë thonë se nevojitet zgjidhje sistemore. Edhe në qytetet tjera pamja është e ngjashme. Në gjithë vendin, vjetëria mesatare e parkut të automjeteve është 27 vjet.
Përgatiti: Jovica Paunoski
