Mungesa e pagave në Kulturë, “Përgjegjës janë drejtorët e institucioneve kulturore”

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Gjithçka çfarë është dashur të bëjë Qeveria e ka bërë dhe ajo nuk është përgjegjëse për mungesën e pagave në kulturë, por drejtorët e institucioneve kulturore të cilët nuk kanë dorëzuar në kohë planet e sistematizimit që punëtorët kulturor të marrin pagë në kohë.

Kështu është sqaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ikje për problemin në kulturë.

“Marrëveshja kolektive është në fuqi. Qeveria ka siguruar mjete financiare nga buxheti ajo çfarë nuk është bërë në kuadër të institucioneve kulturore, është përgjegjësi e çdo udhëheqësi të atyre institucioneve dhe duhej të ndërmerren me kohë masa që të zbatohen marrëveshjet. Qeveria i ka krijuar të gjitha kushtet që punëtorët kulturorë të mund ta zbatojnë atë marrëveshje”, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik në largim.

Për problemin kanë reaguar edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE. Bëjnë thirrje që paga e muajit korrik të paguhet menjëherë dhe thonë se marrëveshja kolektive u keqpërdor për qëllime të fushatës zgjedhore.

“Insistojmë që qeveria të mos humb asnjë ditë më tepër dhe t’i dëmshpërblejë punëtorët kulturorë që i gënjeu. Me shuarjen e kulturës, shuhet shteti. Raporti ndaj kulturës sot, e tregon raportin ndaj qytetarëve nesër. Paga e korrikut duhet të paguhet menjëherë”, deklaroi Zoran Lutkov, Kryetar i Komisionit për Kulturë – VMRO-DPMNE.

Por nga Sindikata e Punëtorëve Kulturorë thonë se plani për sistematizim është bërë në kohë, por Ministria e Kulturës nuk e ka shqyrtuar.

Sindikata ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Kulturës, pasi sipas tyre, rreth 3 mijë punëtorë nuk kanë marrë pagën e cila sipas Marrëveshjes kolektive duhej ta kishin në konto më 15 gusht. Nga Ministria e Kulturës zvarritjen e pagesës e arsyetojnë me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 dhe me mosdorëzimin e planit të sistematizimit nga drejtorët.

TË NGJAJSHME