“Mund t’ju besoni të gjitha grave përveç Amber Heard…”/ Chris Rock bën deklaratën e fortë!

TË FUNDIT

Gjatë një shfaqjeje të dhënë së fundmi në Londër, kmediani Chris Rock nuk u përmbajt aspak kur u bë fjalë për aktoren Amber Heard.

Sipas LADbible, komediani përmendi Heard gjatë një pjese të shfaqjes së tij të 12 majit, e cila ishte fillesa e turneut të tij “Ego Death” në Mbretërinë e Bashkuar.

Komediani i njohur trajtoi shkurtimisht skandalin e shuplakës në Oscars, por sipas LADBible, ai me të vërtetë u mor më shumë me zhvillimet e gjyqit mes Heard dhe Depp. Në një moment të caktuar ai bëri edhe një deklaratë të papritur: Mund t’ju besoni të gjitha grave përveç Amber Heard. Çfarë është ajo? 

Heard aktualisht është duke u përballur në gjyq me ish-bashkëshortin e saj Depp, i cili ngriti një padi për shpifje me një vlerë prej 50 milionë dollarësh kundër saj. Depp pretendoi se shkrimi i Heard në muajin dhjetor të vitit 2018 për The Washington Post, në të cilin ajo detajoi përvojat e saj për dhunën në familje, i shkatërroi karrierën kinematografike atij. Depp gjithashtu pohoi se Heard ishte abuzuesja e vërtetë në të gjithë historinë e lidhjes dhe marrëdhënies së tyre, megjithatë, Heard ka kundërshtuar akuzat dhe ka paditur Depp për 100 milionë dollarë në shpifje. Gjyqi filloi në prill dhe do të përfundojë më 27 maj.

MARKETING I PAGUAR POLITIK