TV21 mëson se vendi në Fondin për Sigurim Shëndetësor ose Kryetari i Këshillit të Drejtorëve në Telekom është i rezervuar për nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Sipas informacioneve të TV21, BDI-ja do ta lëshojë pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues në Telekom, i cili aktualisht udhëheq Nazim Bushi, siç mëson TV21, me shumë gjasa do të jetë zëvendësministër për Punë të Brendshme.
Në këmbim të kësaj, BDI do të marrë katër anëtarë në Këshillin Drejtues të Telekomit.
I pyetur nga TV21, Muhamed Zekiri tha se opinioni do të njoftohet me kohë.
“Sa herë që të ketë ndonjë gjë konkrete, opinioni do të informohet me kohë”, tha Zekiri për TV21.
Kryetar i Këshillit të Drejtorëve në Telekom-Maqedoni, me gjasë do të jetë, Muhamed Zekiri, Hari Llokvenec ose Dushko Veskovski.
