Muhamed Sejdini niset për në Bukuresht

TË FUNDIT

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini këtë mëngjes është nisur për në Bukuresht të Rumanisë për të ndjekur nga afër përfaqësuesen në Kampionatin Evropian, transmeton TV21. 

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut nesër do të luajë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian e cila do të ndeshet me Austrinë.

Ndeshja do të luhet në “Arena Nationala” në Bukuresht me fillim në orën 18:00 ndërkaq drejtësinë do ta ndajë suedezi Ekberg A.

Për të kaluar grupin, përfaqësueses i duhet një fitore dhe një barazim./TV21