Mucunski në Uashington: Me SHBA-në po forcojmë partneritetin strategjik

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski ka informuar për takimin e realizuar me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau, në kuadër të vizitës së punës në Uashington.

“Dy vendet tona kanë pozita të afërta dhe të harmonizuara për spektër të gjerë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Në një bisedë të hapur, miqësore dhe të përmbajtur e konfirmuam përcaktimin e përbashkët për përforcim të mëtejshëm të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh, në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, njoftoi Mucunski.

Fokusi u vendos në bashkëpunimin në fusha konkrete – mbrojtje dhe aleanca në NATO, ekonomik, energjetikë dhe lidhshmëri rajonale.

“Shkëmbyem mendime edhe për gjendjen në rajon, si dhe për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, shtohet në postim.