MShIA do t’i ndihmojë Komunës së Haraçinës për digjitalizimin e shërbimeve

TË FUNDIT

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë kanë njoftuar se sot ministri Jeton Shaqiri është takuar me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Në këtë takim është biseduar për digjitalizimin e shërbimeve administrative për qytetarët e Haraçinës.

“Digjitalizimi i shërbimeve të cilat i ofron Komuna e Haraçinës ishte një temë tjetër e diskutimit. Do ta përforcojmë komunikimin tonë sa i përket kësaj çështjeje, me qëllimin që qytetarët e Haraçinës të mund t’i marrin shërbimet e nevojshme, ‘online’, nga portali i e-shërbimeve (uslugi.gov.mk), në një afat sa më të shkurtër të mundshëm kohor. Takimin e përmbyllëm duke premtuar komunikim dhe bashkëpunim akoma dhe më të thellë ndërinstitucional në të ardhmen’’, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, transmeton TV21.

MARKETING I PAGUAR POLITIK