Ka devijuar debati në Komisionin për Çështje Kushtetuese në Kuvend. Në fjalimin e tij, kryetari i Alternativës, njëherë edhe deputet, Afrim Gashi i reagoi koordinatorit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili po e ndërpriste gjatë fjalimit. Gashi devijoi duke e quajtur Ademin “idiot” dhe duke kërkuar nga ai që ta mbyll gojën.
“Mshele gojëm, mshele gojën kur jam duke folur unë. Kulturë elementare duhesh të tregosh, turp! Idiot”, tha mes tjerash Gashi.