Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas raportit më të ri të UNICEF-it, Maqedonia e Veriut është në mesin e tri shteteve në botë me rënie më të madhe të shkallës së fëmijëve të lindur të vdekur në periudhën mes vitit 2000 dhe 2019.
Analiza e të dhënave, siç theksohet, tregon se shkalla e fëmijëve të lindur të vdekur në shtet është ulur prej 10,8 të lindur të vdekur, në gjithsej 1.000 lindje në vitin 2000, në 6,2 në vitin 2009 dhe në 4,1 në vitin 2019.
“Ky përparim i rëndësishëm është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, UNICEF, UNFPA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në tre vitet e kaluara, me çka u mundësua përparim i dukshëm i kujdesit perinatal. Kontribut të madh për këtë sukses ka edhe Komiteti për Amësi të Sigurt në vendin tonë. Sipas raportit të UNICEF, vendi ynë tregon rezultate më të mira në Evropë, Amerikë Veriore, Australi dhe Zelandë të Re”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Periudhën e kaluar, siç theksojnë, pikërisht në këtë sferë ishin realizuar masa konkrete për përmirësim të kushteve në vendet e lindjes në vend, përmirësime i sistemeve për transport dhe sigurim të qasjes dhe transferim të shpejtë deri në repartet për kujdes intensiv neonatal në rast të komplikimeve. Njëherësh është përgatitur plan i përgjithshëm për kujdes perinatal deri në vitin 2030, i cili përfshin plane për përforcim të mëtutjeshëm të shërbimeve më bashkëkohore për gratë shtatzëna dhe të sapolindurit.
Nga kjo Ministri potencojnë se janë realizuar investime të shumta për përforcim të kapaciteteve me pajisje të reja mjekësore dhe furnizim të inkubatorëve për kujdes intensiv të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe në spitalet klinike në aparate STG, pajisje të tjera mjekësore dhe rinovim komplet të sallave gjinekologjike në Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Çair. Njëherësh janë avancuar kushtet për mjekim dhe trajtim në shumicën e reparteve të gjinekologjisë përgjatë shtetit.
