MSH: Gjithsej 40 pacientë janë pranuar në 24 orët e fundit nëpër kovid qendrat në Shkup

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë pranuar  40 pacientë të rinj pozitivë dhe të dyshimtë  me virusin e Kovid-19. Në klinikat interne ka pasur  gjtihsej 10  pranime dhe atë gjashtë  në kovid qendrën e Klinikës për sëmundje të lëkurës dhe katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC. Në Klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e fundit ka pasur  20 pranime, ndërsa në kovid qendrën  në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar  10 pacientë të rinj, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga qendrat, siç potencohet, janë paraqitur 37 pacientë të shëruar të cilët ishin lëshuar në shtëpi.

Në Klinikën e lëkurës në kovid qendrën për momentin shërohen 30 pacientë, në Klinikën për neurologji gjithsej 25 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit. Në SPQ “8 Shtatori ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive  gjithsej janë 157 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive  për fëmijë Kozle ka 41 pacientë prej të cilëve 14 fëmijë dhe 27 të rritur.

Gjithsej 347 pacientë pozitivë të konfirmuar dhe të dyshimtë me  kovid-19 shërohen në repartet infektive në spitalet  e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e tyre  janë në mbështetje oksigjenike. Edhe krahas numrit të madh të pranimeve, vende të lira për momentin ka mjaftueshëm  në kovid qendrat e klinikave interne, ndërsa pritet gjatë ditës  pas  lëshimeve  të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese  në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Nga fundjava pacientët do të fillojnë  të pranohen  edhe në kovid qendrat e reja në klinikat për Nefrologji dhe për Gastroenterohepatologji, qëndron në kumtesë.