MSH: Dje janë aplikuar 12.022 vaksina

TË FUNDIT

Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në përfundim me ditën e djeshme  janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.179 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12.022 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 547.105 qytetarë.

Siç informuan sot në mëngjes nga Ministria e Shëndetësisë me numrat e fundit 53 për qind e popullsisë mbi 40 vjet kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 28 për qind e popullsisë mbi 18-39 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë.

Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet. Fëmijët prej 12 deri 18 vjet vaksinohen me pëlqimin e prindërit.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim të plotë të vaksinimit parandalohet forma e rëndë e sëmundjes ulet mundësia e sëmundjes si dhe rasteve të vdekjeve “, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.