Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në[ pikat e vaksinimit në shtet dhe në teren, në konkludim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 758,622 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe të shtunën e morën 4,019 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 23,221 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1,381,901 doza vaksinash, ndërsa janë rivaksinuar 623,278 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Me numrat e fundit, siç theksohet, 54 për qind e popullatës mbi moshën 40 vjeçare e kanë marrë të paktën një doze vaksinash dhe 30 për qind e popullatës mbi moshën 18 deri në 39 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë.
Qytetarët vaksinohen pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal, thuhet në kumtesë.
