Në laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë bërë analizat për detektimin e llojit të ri Omikron të SarsCoV2. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, te 9 pacientë është detektuar lloji i ri Omikron. Nga atje theksojnë se 8 pacientë janë nga Shkupi dhe një pacient nga Koçani.
