“Mrekulli”, shoferja pësoi vetëm lëndime të lehta në këtë aksident

TË FUNDIT

Një grua 46-vjeçare pësoi vetëm lëndime të lehta kur një kamion u përplas dhe e shtypi veturën e saj Washington.

Gruaja ishte brenda veturës “Nissan Altima-s” kur kamioni pas saj nuk u ndal pasi automjetet po ngadalësonin shpejtësinë në urën e lumit Skagit, të martën në mëngjes.

Kamioni u përplas me veturën, duke e shtyrë përpara në një kamion tjetër, duke bërë që makina të përfundontë nën kamion.

Shoferja raportoi se ndjente vetëm dhimbje të lehta në brinjë dhe kokë. Ajo u dërgua në një spital për ekzaminim.

Aksidenti u përshkrua si ‘mrekulli’.

“Është përtej fjalëve… se si dikush mundi të largohej nga ajo makinë”, tha një oficer.

Kjo vjen pasi përmbytjet rrënuan qytetet dhe lanë kushte të rrezikshme rrugore në veriperëndim dhe në Kanada./21Media