Lidhur me ngjarjet e fundit në plazhin e gumës Renai zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se guma Renai është pjesë e ishujve Nansha të Kinës. Historia e problemit të kësaj gume është shumë e qartë.
Në vitin 1999, një anije luftarake filipinase u ankorua në mënyrë të paligjshme në plazhin e gumës Renai, me qëllim që të ndryshonte statuskuonë e atyshme, shkruan CMG .Kina paraqiti menjëherë protestë dhe i kërkoi palës filipinase ta largonte këtë anije. Pala filipinase bëri disa herë premtime se do ta largonte anijen, por deri sot nuk e ka mbajtur premtimin që ka bërë.
Të shtunën, pa marrë parasysh paralajmërimet e palës kineze, pala filipinase dërgoi dy anije për të transportuar lëndë ndërtimi në anijen luftarake të ankoruar në plazhin e gumës Renai. Ky veprim ka shkelur sovranitetin e Kinës dhe “Deklaratën mbi sjelljen e palëve në Detin e Kinës Jugore”.
Çështja e gjykimit për Detin e Kinës Jugore është një farsë politike. Vendimi ka shkelur ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e OKB-së mbi Ligjin Detar dhe është i paligjshëm e i pavlefshëm. Deklarata e palës amerikane për këtë problem nuk ndikon aspak në vendosmërinë dhe vullnetin e palës kineze për mbrojtjen e sovranitetit dhe të të drejtave detare të veta.
