Komisioni sot dhe dje ka mbajtur mbledhjen e 16-të të rregullt online, në të cilën janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për punën e Komisionit.
Gjatë dy ditëve, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë. Mbeten dallimet në qasjen dhe kuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë moderne dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira të liruara nga politizimi i historisë. Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu dalin edhe keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen përjashtuese që është e panjohur në kuptimin bashkëkohor të edukimit historiк, që nga ana tjetër nënkupton një qasje multiperspektive dhe ndërdisiplinore.
Pas një diskutimi shterues, dita e dytë tregoi se të dyja palët janë ende larg nga një zgjidhjeje që do të përmirësonte procesin arsimor dhe do të arrinte qëllimin e përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësie, në të cilat e kaluara dhe interpretimet e ndryshme të historisë nuk do të ishin pengesë.
Gjatë dy ditëve anëtarët e Komisionit kanë punuar edhe në harmonizimin e përmbajtjes së procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, ndërsa është dakorduar data për mbledhjen e radhës që do të mbahet më 24 dhe 25 shkurt të vitit të ardhshëm.
