MPJ informon rreth procesit të anëtarësimit në UNESCO

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në agjendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare.

Konferenca do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, me fillim në orën 11:00.