MPB vepron në incidentet e denoncuara nëpër vendvotime

Must Read

Qeveria emëroi drejtorët dhe zëvendësdrejtorët

Në seancën e sontme të qeverisë u vendos se kush do të udhëheq...

Zaev: Qytetarët të respektojnë masat!

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në rrjetin social Facebook, apeloi deri te të gjithë qytetarët që të...

Sllovenia para mbylljes së plotë

Qeveria sllovene ka nisur me mbylljen e restoranteve, hoteleve, dyqaneve, me përjashtim të atyre që shesin gjërat...

Në vendvotimin nr.2695 në SHF “Gjeorgjia Pulevski” në Aerodrom rreth orës 13:15 kryetari i këshillit zgjedhor ka kërkuar intervenim sepse një person ka hyrë në votim me maskë në fytyrë në të cilën ka pasur simbol partiak dhe nuk ka dashur ta ndërroj.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, kur kanë ardhur nëpunësit e policisë personi menjëherë e ka ndërruar maskën dhe i është mundësuar të votojë, ndërsa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për E.T (37) nga Shkupi.

- Advertisement -

“Personi më pas filloi të grindet me zë të lartë me nëpunësit e policisë, pas së cilës iu dha urdhër që të ndalojë dhe të largohet nga shkolla, në mënyrë që të mos e prish rendin dhe qetësinë publike gjatë votimit, gjatë së cilës e njëjta nuk pranoi dhe vazhdoi ta prish rendin dhe qetësinë publike. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet procesverbal për kundërvajtje sipas nenit 4 ‘Shkelje e rendit dhe qetësisë publike me zënkë, bërtitje, dhe sjellje të ashpër dhe të pahijshme’ dhe neni 14 ‘Shkelje e rendit dhe qetësisë publike me mosrespektim të urdhrit nga LSHRQP”, kumtoi MPB.

Me kërkesë të kryetarit të këshillit zgjedhor në vendvotimin nr.0537 në SHF “Sait Najdeni” në Dibër në rr “Eduard Kardel” në orën 12:55 është kërkuar intervenim i nëpunësve policorë për shkak se A.D (30) nga Dibra me telefonin e tij celular ka fotografuar vletëvotimin. Në orën 13:15 ai është arrestuar në SPB – Dibër.

Në orën 13:10 në vendvotimin 0755 në fshatin Osoj, komunën e Kërçovës, zëvendëskryetari i këshillit zgjedhor ka denoncuar se në hapësirat e votimit G.M. derisa ka votuar e ka fotografuar fletëvotimin, ndërsa me kërkesë të anëtarëve të këshillit zgjedhor personi i ka fshirë fotografitë. Është konstatuar shkelje sipas nenit 190 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor. Ndërmerren masa për dokumentin e ngjarjes nga ana e SP në Kërçovë.

Në orën 12:40 nga kryetari Këshillit Zgjedhor në vendvotimin nr.2909 në SHF “Zhivko Brjakovski” në Shkup është denoncuar se një person i panjohur goja ka ka fotografuar fletëvotimin. Nga ana e nëpunësve të policisë është privuar nga liria dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për E.E (29) nga Shkupi. Kundër personit do të dorëzohet parashtresë adekuate.

Në orën 10:45 M.I ka denoncuar shkelje të rendit dhe qetësisë në Prilep në oborrin e SHF “Kire Gavriloski”, ku XH.P nga Prilepi fizikisht e ka sulmuar G.D nga Prilepi. Është intervenuar nga nëpunësit policorë Prilep, ndërsa gjatë kontrollit te personi XH.P është zbuluar dhe marrë një armë e tipit “CZ”. Punohet në zbardhjen e rastit.

LEXO: MPB denoncohen parregullsitë e para për zgjedhjet

Qeveria emëroi drejtorët dhe zëvendësdrejtorët

Në seancën e sontme të qeverisë u vendos se kush do të udhëheq medrejtoritë. Ish...

Zaev: Qytetarët të respektojnë masat!

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në rrjetin social Facebook, apeloi deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe kështu të...

Sllovenia para mbylljes së plotë

Qeveria sllovene ka nisur me mbylljen e restoranteve, hoteleve, dyqaneve, me përjashtim të atyre që shesin gjërat e domosdoshme dhe transporti publik...

Deputeti Durlovski nga VMRO-DPMNE largohet nga Kuvendi: U deshiroj fat kolegëve të koalicionit

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Igor Durlovski po largohet nga Kuvendi. Këtë e bëri të ditur vetë Durlovski nëpërmjet një statusi në...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër viziton Maqedoninë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

More Articles Like This