MPB: S’ka denoncime për bomba në asnjë qendër tregtare në Shkup

TË FUNDIT

Nuk ka denoncime për bomba në asnjë qendër tregtare në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas informacionit se ishte kryer evakuim në qendrën tregtare “East Gate”.

“Në SPB Shkup nuk ka asnjë denoncim për vendosje të mjeteve shpërthyese në ndonjë qendër tregtare”, thonë nga MPB në prononcim për MIA.

Më herët gjatë ditës, qendra tregtare “East Gate” ishte evakuuar për një kohë të shkurtër. Siç raportuan disa media, evakuimi ndodhi pas aktivizimit të alarmit kundër zjarrit te një nga qiramarrësit. Vizitorëve u ishte kërkuar që në mënyrë të qetë ta lëshojnë objektin, në përputhje me protokollet e sigurisë.