Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të ri. Në këtë konkurs të drejt aplikimi kanë personat, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më poshtë ju sjellim kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët të cilët do të konkurojnë në këtë konkurs.
-Të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut
-Të jenë nën moshën 25 vjeçare
-Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme, të flet mirë gjuhën maqedonase
-Të dëshmojë se nuk paraqet rrezik për shtetin
-Të jetë i aftë psiqikisht dhe fizikisht
-Të mos i jetë shqiptuar ndalesë për kryerje të profesionit.
Kushtet tjera:
-Djemtë duhet të jenë të gjatë së paku 1.75 cm, ndërsa vajzat 1.65 cm
Afati për konkurrim do të zgjasë 15 ditë duke filluar nga nesër. Profesionalizmi dhe përfaqësimi i drejtë do të respektohen në mënyrë kumulative, bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

