MPB për gjendjen në Siniçan, policia është atje për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike

TË FUNDIT

Policia pas njohurive që i mori rreth aktiviteteve për ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë në fshatin e Tetovës, Siniçan, doli në vendngjarje. Janë marrë të dhëna dhe informacione dhe deri te Prokuroria Publike Themelore – Tetovë është dorëzuar njoftim për ekzistim të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”. Nga MPB-ja thonë se prezenca e nëpunësve policorë në vendin ku kanë filluar punimet për ndërtim të ujësjellësit është në funksion të sigurimit të rendit publik dhe qetësisë.

 “Detyra jonë është vetëm të ndërmerren masat ligjore, me qëllim që të parandalohet prishja e rendit publik dhe qetësisë në atë lokacion, të mos vijë deri te ngjarja të padëshirueshme me pasoja serioze për sigurinë e qytetarëve dhe këtë do ta bëjmë derisa të ekzistojë vlerësimi i sigurisë se kjo mund të ndodhë. MPB bashkëpunon me Prokurorinë në të gjitha rastet, poashtu edhe në këtë rast në lidhje me hetimin që po e udhëheq Prokuroria.  Ne si institucion, i cili është i obliguar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike kemi informata operative dhe disa denoncime nga banorë lokalë për rrezik serioz për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe pikërisht për këtë arsye në vendngjarjen ka prezencë të nëpunësve policorë. Përsëris – me qëllim të shmangies së ç’do lloji të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Policia është servis i të gjithë qytetarëve dhe ne jemi të obliguar të veprojmë në këto raste”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.