Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se se kanë ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor, për shkak të siç thonë, “zbulim të sekretit zyrtar”, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se nëpunësit do t’i merret arma zyrtare dhe largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – suspendim.
Njoftimi i plotë nga MPB
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.J., nëpunës policor në SP KP Gjorçe Petrov për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Zbulim i sekretit zyrtar” sipas nenit 360 të Kodit Penal.
Më 20.12.2025 nga drejtuesi i një objekti hotelierik në Shkup janë denoncuar veprat penale “Dëmtim i sendeve të huaja” dhe “Zhvatje”. Duke vepruar sipas denoncimit për “dëmtim të sendeve të huaja”, drejtuesi i dërgoi nëpunësit policor një video-regjistrim nga kamerat e sigurisë lidhur me veprën e denoncuar penale. I denoncuari ia ka dërguar video-regjistrimin përmes rrjetit social ,”Instagram’’, përkatësisht ia ka vënë në dispozicion një personi i cili po vuan dënimin me burg në INP “Burgu Prilep”, i cili njëherësh nga drejtuesi u denoncua për veprën penale “Zhvatje”.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale ndaj A.J. do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për marrjen e armës zyrtare dhe municionit, dërgim në kontroll të detyrueshëm psikologjik dhe psikiatrik dhe largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – suspendim.
