MPB: Nuk kemi kryer asnjë aksion policor në rajonin e Kumanovës

TË FUNDIT

Disa prej mediave maqedonase këtë mëngjes njoftuan se në orën 06:30 Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë ka filluar një aksionin për shkatërrimin e një grupi të armatosur terrorist, që është stacionuar në rajonin e fshatit Vaksincë dhe Sllupçan të Kumanovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka përgënjeshtruar këtë lajm. Zëdhënësi Ivo Koteski për AA tha se nuk është kryer asnjë aksion policorë në rajonin e përmendur. “Lajmi se Ministria e Punëve të Brendshme këtë mëngjes ka kryer ndonë aksionin antiterrorist është krejtësisht e pavërtetë. Këtë mëngjes ne nuk kemi kryer aksion. Më vjen keq nëse qëllimi i disa mediave është për të hapur panik në mesin e popullatës”, theksoi ai.

Edhe banorët e rajonit të Kumanovës kanë reaguar në rrjetet sociale, duke bërë thirrje që mos të përhapet informacion i rremë se në Kumanovë po kryhet një aksion policorë, si dhe se ata janë gënjeshtra dhe nuk ka vend për panik.