MPB: Nuk ka të lënduar nga rrokullisja e kamionit te qarkorja e Shkupit

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të brendshme kanë ndarë informacione nga aksidenti i sotëm në qarkoren e Shkupit, ku u rrokullis një kamion, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa theksojnë se kamioni i rrokullisur kishte rënë nga një kamion tjetër që po e transportonte.

“Sot (20.11.2025) në ora 11:54 në SPB Shkup është raportuar se në qarkoren rrugës për në Prishtinë, një automjet i rëndë, kamion me rimorkio me targa të Kumanovës, i cili transportonte makineri pune, gjatë lëvizjes i ka rënë ngarkesa në autostradë. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.