MPB ngriti padi penale kundër inspektorit i cili dje u arrestua në Kërçovë

TË FUNDIT

“Reparti i Punëve të Brendshme- Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.R (51) nga Tetova, inspektor shtetëror për mjedisin jetësor, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” dhe kundër S.A (40) nga fshati Falishtë e Tetovës për kryerjen e veprës penale “ndihmëse”.  Më 22.04.2021 A.R duke kryer detyrën zyrtare në Kërçovë, nga një pronar ka kërkuar dhe ka marrë 200 euro, në mënyrë që të përgatisë raport inspektimi për kompaninë e tij në të cilën ai do të konkludojë se nuk ka parregullsi në funksionimin e saj”.

TV21 gjatë ditës se djeshme raportoi se një inspektori nga Tetova është arrestuar në Kërçovë. Gjatë kontrollit te i arrestuari janë gjetur 4 mijë euro.