MPB në “gjah” për veturat e parkuara keq në qendrën e Shkupit!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ashpërsuar kontrollet ndaj veturave të parkuara keq në rajonin qendror të Shkupit, transmeton TV21.

Vetëm sot, gjatë periudhës prej orës 17:00 deri në ora 20:00 janë shqiptuar gjithsej 20 masa.

“Janë ndërmarrë masa të ashpërsuara për sanksionim të veturave të parkuara në mënyrë jo të duhur në rajonin qendror të qytetit për rritjen e sigurisë në komunikacion, me çka janë ndërmarrë gjithsej 20 masa, prej të cilave janë shqiptuar 6 shkresa kundërvajtëse për parkim në mënyrë jo të duhur, 12 vetura janë tërhequr nga vetura speciale “karrotreci” dhe 2 masa për shkelje të tjera”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Nga atje paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.