MPB: Ndërprerje në funksionimin e sistemeve për dokumente personale për shkak të defektit

TË FUNDIT

Për shkak të migrimit të disa sistemeve të caktuara dje dhe sot në orët e paradites u paraqitën ndërprerje afatshkurtra të sistemeve për dokumente personale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç thuhet në kumtesë, shërbimet e obliguara për mirëmbajtjen e sistemit punojnë në zbulimin dhe zgjidhjen e defektit që shkakton ndërprerje në sistem.