Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar shkeljet për masën e kufizimit të lëvizjes – orës policore së fundit.
Nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të ditës së sotme, 23 persona janë kapur duke mos e respektuar orën policore, transmeton TV21.
Ora policore hyri në fuqi më 10 mars, dhe ajo deri dje ka filluar prej orës 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Por, prej sot, ora policore do të zgjatet për dy orë. Do të fillojë në ora 20:00 dhe do të mbarojë ditën e nesërme, në ora 05:00.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 20 prill, parashihet në vendimin e Qeverisë.
