Mozzik njofton anulimin e bashkëpunimit me Era Istrefit

TË FUNDIT

Është anuluar dueti mes reperit Mozzik dhe këngëtares Era Istrefi.

Kështu ka njoftuar reperi përmes një postimi në InstaStory, teksa u kërkoi falje të gjithëve për pritjen.

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen”, ka shkruar Mozzik, teksa Era Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim.

Reperi nuk ka treguar arsyen për anulimin e bashkëpunimit, mirëpo ka paralajmëruar fansat se së shpejti do të dalin projekte të reja nga ai.

Bashkëpunimi ishte paralajmëruar me një fotografi të postuar në rrjetet sociale, mirëpo tani është vendosur që ky projekt të mos lansohet./21Media