Mourinho i bindur në qëndrimin e Hazardit

TË FUNDIT

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është i bindur se ylli i skuadrës së tij, Eden Hazard nuk do të largohet nga “Stamford Bridge”.

Reprezentuesi belg, i cili po shkëlqen në këtë edicion të garave, përsëri është i lidhur me largimin nga “blutë” e Londrës.

Por, tekniku portugez hedh poshtë çdo mundësi të largimit të Hazardit.

“Ne kohëve të fundit kemi rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2021. Unë nuk mendoj se ai është i interesuar për tu larguar nga Londra”, tha Mourinho.

Ndryshe, Hazard kërkohet nga top-klubet evropiane, por duket se Chelsea nuk do të pranojë asnjë ofertë nga klubet e interesuara.