Motori i avionit shpërthen në flakë, goditet nga tufa e shpendëve

TË FUNDIT

Një incident me motorin e avionit të American Airlines, ka shkaktuar momente paniku tek udhëtarët të cilët ndodheshin në bord.

Avioni tip Boing 737 i kompanisë “American Airlines”, nuk mundi dot ta kryente fluturimin e planifikuar nga aeroporti i John Glenn Columbus, drejt Arizonës.

Motori i mjetit fluturues u godit nga një tufë shpendësh, duke e detyruar pilotin të kthehej në aeroportin nga ku u nis.

Në rrjete soiciale janë publikuar dhe pamjet kur motori i avionit fillon të shpërthejë në flakë pas goditjes nga tufa e shpendëve.

Piloti i avionit mundi ta ulte me sukses avionin në fjalë dhe asnjë prej udhëtarëve në bord nuk u lëndua.