Moti sot në Maqedoni

TË FUNDIT

Sot në vend do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.