Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me shira lokale dhe bubullima kurse temperatura më e lartë e ditës do të jetë 26 gradë Celisius.
Do të fryej erë e lehtë, kurse temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 15 deri 19 gradë.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe i freskët, vende-vende me shi dhe bubullima.
Nga e diela pritet përmirësim i kohës – pra me diell dhe më ngrohtë. Kështu deri të mërkurën kur pritet edhe një përkeqësim i motit./ 21 Media
