Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -16 deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej -5 deri në 0 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 0 gradë Celsius.
Që nesër pason periudhë e motit stabil dhe shumë të ftohtë me temperatura nën mesataren për këtë periudhë dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore.
Temperaturat e mëngjesit deri të mërkurën në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën -10, ndërsa vende-vende edhe nën -15 gradë. Temperaturat e ditës do të jenë nën zero. Këtyre ditëve do të ketë rrezik prej ngricave. Nga e enjtja pason ngrohje graduale.
