Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë shi dhe borë me intensitet të dobët, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta shiu herë pas here. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.
Nesër moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme. Kryesisht në pjesët lindore do të ketë reshje lokale shiu dhe kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë nga veriu (në disa vende mbi 70 km/h).
Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe dukshëm më i ngrohtë.
