Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të shiut

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë edhe të rrëmbyeshme. Në malet reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e dobët mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 3 deri në 3, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Në malet reshjet do të jenë të botës dhe do të rritet shtresa e borës. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes. Të hënën do të fryjë erë e përforcuar veriore. Stabilizim të motit pritet të martën.