Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në pjesët juglindore do të jetë kryesisht i vranët me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, në orët e mëngjesit me paraqitje të mjegullës së dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

Në ditën në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa të dielën erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Të dielën kah fundi i ditës dhe të hënën reshjet do të jenë më të mëdha, ndërsa në disa vende më të rrëmbyeshme (mbi 35 l/m2). Të hënën në male do të ketë reshje të borës.