Moti sot

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriperëndimore më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej -9 deri në 1, ndërsa ajo maksimalja prej 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira lokale. do të fryjë erë e dobët mesatare veriperëndimore. Temperaturat minimale do të ulen deri në -4, ndërsa to maksimale do të arrijnë deri në 6 gradë.

Nga DPHM informojnë se deri në nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje të borës do të zgjerohet nga perëndimi nesër në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricave.

Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku gjithkund do të formohet shtresë së borës, ndërsa në malet ajo do të rritet. Shtresë më e vogël e borës do të formohet edhe në pjesët tjera, përveç në pjesën e poshtme të Luginës së Vardarit.