Moti: Nesër me vranësira të çrregullta

TË FUNDIT

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale të gjata me diell.
Sipas parashikimeve te IHMK, vranësirat në gjysmën e parë të javës, vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe riga shiu,të cilat nëpër disa lokalitete, do të jen më intensive. Tempearturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi normalen në pjesën dërmuese të javës. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.