Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Paradite në pjesët lindore do të ketë reshje të dobëta të shiut. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës në mëngjes. Gjatë ditës me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, në mëngjes moti do të jetë me paraqitje të mjegullës dhe me vranësira të dobëta, gjatë ditës me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë.
Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Të hënën me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët juglindore. Në malet më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme veriore. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes. Stabilizim të motit pritet nga e marta.
