Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, të enjten priten procese më intensive me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.
