Moti me diell dhe vranësira mesatare

TË FUNDIT

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe dukshëm i vranët me kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore gradualisht do të përforcohet.

Temperatura minimale do të sillet prej 2 deri më 11 gradë ndërsa ajo e ditës prej 18 deri më 26 gradë Celsius.

Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, temperatura e mëngjesit do të ulet deri më 9 ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 23 gradë Celsius./MIA