Moti me diell dhe erë të dobët, temperatura deri 34 gradë

TË FUNDIT

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 19, ndërsa ato ditore nga 27 deri në 34 gradë, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shkup dhe rrethinël moti do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 17 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 31 gradë.