Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, kurse temperatura më e lartë e ditës deri në 24 gradë celsius.
Në mëngjes në lugina dhe mbi lumenj e liqene mund të paraqitet mjegulla e hollë.
Gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 28-30 gradë Celsius. Të martën para dite ka mundësi të ketë periudha kohore me të reshura të pakta të përcjella me bubullimë./ 21 Media
