Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë kurse temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri në 33 gradë celsius.
Do të fryej erë e lehtë nga lindja dhe juglindja. Temperaturat më të ulëta do të jenë 12 deri 19 gradë celsius.
Për të dielën meteorologët parashohin mot të nxehtë, kurse në orët e pas ditës ka mundësi për shira lokale të përcjella me bubullimë.
Të hënën pritet mot më i freskët dhe me reshje lokale të shiut, kurse nga e marta edhe një valë e nxehtë që do të vazhdojë deri në fund të javës./ 21 Media
