Moti: Javë me diell e me shi

TË FUNDIT

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit të ngrohta të cilat burimin e kanë nga jugu i Kontimentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm. Dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 4C deri 6C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20C deri 22C celsius. Do të fryjë erë nga jugu me shpejtësi 1-4m/s.
Sipas parashikemeve te Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves, dita e marte , e enjte dhe fundjava pritet që vende-vende të kete reshje shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat maksimale përveq ditës së mërkurë ku do të shenojnë ulje, ditët tjera do të jenë me temperatura taman pranverore, 18C dei 21C celsius. Gjatë ditëve me reshje shiu do të ketë mundësi edhe për shkarkime rryfesh. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, dominuese do t jetë drejtimi jugperendimi shpejtësia e së cilës do të lëviz ndërmjet 1-8m/s.