Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 12, ndërsa maksimalja prej 19 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë kryesisht në drejtim perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Moti do të jetë stabil me rritje të lehtë të temperaturave ditore. Të dielën do të ketë kushte për mjegull të lehtë në mëngjes në disa lugina. Të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, nën ndikimin e një vale të lagësht, do të ketë reshje shiu, vende-vende më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.