Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup, moti me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Nga sot vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me temperatura më të ulëta në mëngjes. Nga e diela do të ketë kushte për mjegull në mëngjes në disa lugina sepse do të jetë kryesisht qetë në mëngjes.