Mot stabil dhe i nxehtë deri të martën

TË FUNDIT

Deri të martën moti do të jetë stabil dhe me ngritje të vogël të temperaturave ditore, Të mërkurën dhe të enjten sërish pritet destabilitet me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Moti sot është me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët  deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri 36 gradë.

Edhe në Shkup moti është me diell dhe me vranësira, me erë të dobët deri mesatare, kryesisht veriore, ndërsa temperature maksimale sot do të jetë 33 gradë.

DPHM informon se gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti reshje të shiut ka pasur në Gjurishte – 33 litra në metër katror. Sipas matjeve nga ora 8:00, gjatë një 24-orëshi 17 litra shi në metër katror ka rënë në Shkup – Petrovec, 15 litra janë matur në Shkup – Zajçev Rid, shtatë litra në Shtip, dy në Strumicë dhe nga një litër në metër katror në Kriva Pallankë dhe Krushevë.