Mot me vranësira të pjesshme, intervale me diell

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa në zonat kufitare do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 15 deri në 25 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 8 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 24 gradë.